Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-11-2014

Program shkëmbimi në mes Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Kolegjit Kombëtar Gjyqësor në Reno, Nevada – të SHBA-ve

Nga 08 deri 15 nëntor 2014 në Kolegjin Kombëtar Gjyqësor në Reno – Nevada të SHBA-ve, një delegacion i IGJK-së zhvilloi një program shkëmbimi profesional ku për temë diskutimi ishin çështje të ndryshme të trajnimit gjyqësor. Në këtë program mori pjesë drejtori i IGJK-së, një anëtar nga Këshilli Programor dhe zyrtarët më të lartë të stafit profesional të IGJK-së.

Qëllimi i këtij programi ishte shkëmbimi i përvojave, me fokus në përvojat e Kolegjit Kombëtar Gjyqësor të SHBA-ve, për tejkalimin e sfidave në lemin e trajnimit gjyqësor.

Gjatë këtij programi u diskutua lidhur me çështjet thelbësore të trajnimit gjyqësor si; parimet dhe praktikat e mësimit për të rritur, zhvillimi i proceseve të vlerësimit të nevojave dhe planprogrameve, trajnimi i trajnuesve - politikat dhe praktikat më të mira, mësimi në distancë, zhvillimi i programeve interdisiplinare dhe metodave për vlerësim të trajnimeve. Gjithashtu u diskutuan edhe trendët aktuale për sigurim të qëndrueshmërisë së institucioneve trajnuese si dhe planet strategjike afatgjata lidhur me trajnimin gjyqësor.

Delegacioni vizitoi edhe Këshillin Kombëtar të gjyqtarëve për çështje familjare dhe për të mitur.

Gjatë këtij programi u diskutua për hapat e bashkëpunimit në mes IGJK-së dhe NJC-së, për çështje konkrete nga lemi i trajnimit gjyqësor.

Shpërndaje :