Me 19 nëntor 2014, IGJK në kuadër të trajnimeve për avancim për prokurorët e sapo emëruar realizoi sesionin trajnues me temë “Menaxhimi i Rasteve”.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që prokurorët e sapoemëruar të njihen me teknikat, parimet, strategjitë dhe praktikat më të mira të menaxhimit për kryerjen e suksesshme të detyrave të besuara.
Çështjet të cilat janë përfshirë gjatë këtij trajnimi kryesisht kishin të bënin me problemet, sfidat dhe vështirësitë, burimet e vonesave, si dhe mundësitë që prokuroritë e Kosovës i kanë në dispozicion, për tejkalimin e tyre në menaxhimin e duhur dhe efikas të rasteve.
Me rastin e këtij trajnimi u prezantuan dhe u diskutuan shembuj të ndryshëm nga praktika të cilat japin elementet e një menaxhimi të keq. Për të kontribuar në menaxhimin efikas është sugjeruar në planifikimin, organizimin, dhe kontrollin e vazhdueshëm nga ana e prokurorit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin prokurorët e sapo emëruar në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë.
19-11-2014