Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-04-2013

Konferenca rajonale “Forcimi i bashkëpunimit në mes të gjyqtarëve që punojnë në lëmin e së drejtës për refugjatë – azilit” (Ballkani Perëndimor)

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik e IRJ-Maqedonisë me mbështetjen të TAIEX (fonde të BE-së), më 10, 11 dhe 12 prill 2013 organizoi një konferencë rajonale mbi "Azilin dhe Migracionin". 

Në konferencë, nga Zyra Mbështetëse Evropiane për Azil u prezantua mbështetja e zbatimit të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit dhe përveç prezantimeve të ekspertëve të BE-së, u paraqit edhe një rast studimi i cili u analizua në mënyrë aktive dhe u diskutua nga të gjithë pjesëmarrësit. Gjithashtu u mbajt edhe një simulim gjykimi në të cilin pjesëmarrësit ishin ndarë në grupe ku secili grup ka luajtur një rol në simulim.

Kjo konferencë ishte me rëndësi të madhe edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të gjyqësorit në lëmin administrative në mënyrë që të ngritet koordinimi në mes vendeve për përmirësimin e korrikulave të trajnimit në këtë fushë, në mënyrë që të ketë praktika të unifikuara gjatë zbatimit të legjislacionit vendor dhe standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. 

Pjesëmarrësit e konferencës prezantuan edhe aspektet e përgjithshme të së drejtës së refugjatëve në vendet e tyre dhe çështje nga lëmia e trajnimeve në lidhje me azilin dhe migracionin. Po ashtu pjesëmarrësit punuan në grupe për të identifikuar praktikat më të mira dhe nevojat e përbashkëta për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal gjyqësor në fushën e së drejtës së refugjatëve.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga rajoni (IRJ-Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia), përkatësisht gjyqtarët që punojnë në lëmin administrative dhe përfaqësues të akademive dhe institucioneve trajnuese gjyqësore të secilit vend. Pjesë e konferencës ishin edhe përfaqësues të Sektorit për Azil të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, përfaqësues të Zyrës së UNHCR-së në Shkup etj. Pjesëmarrës dhe përfitues në këtë konference ishin edhe delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje të të cilit ishin pesë gjyqtarë të departamenteve për çështje administrative të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe një Trajnues gjyqësor nga Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Shpërndaje :