Me 21 nëntor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka mbajtur punëtorinë mbi “Nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Kjo punëtori kishte për synim t’iu ndihmojë pjesëmarrësve të zbatojnë dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi mbështetur edhe në kërkesat e KEDNJ-së. Për më tepër punëtoria shërbej edhe si një forum për krijimin e praktikës juridike gjyqësore, përfshirë edhe këshillat praktike se si të veprohet dhe si të gjykohet në rastet lidhur me lirinë e shprehjes dhe të kenë me të lehtë zbatimin e konventës me qëllim të ecjes drejt integrimit Evropian.
Gjatë kësaj punëtorie u trajtuan çështje lidhur me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën e nenit 10 të KEDNJ-së - e drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta e privatësisë sipas nenit 10 të KEDNJ-së.
Po ashtu u diskutua për aplikimin e urdhrave administrativ të dalë nga neni 10 lidhur me lirinë e shprehjes dhe qasjes në informata si dhe mbrojtjen e burimeve në sistemin gjyqësor të Kosovës.
Në këtë punëtori ishte i angazhuar edhe një ekspert ndërkombëtar i Këshillit të Evropës i cili diskutoi rastet nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Përfitues të kësaj punëtorie ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit.
21-11-2014