Me 25 nëntor Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë “E drejta e mjedisit dhe krimet mjedisore”.
Ky trajnim u realizua me synim të ngritjes profesionale të pjesëmarrësve në zbatimin me përpikëri të legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar në lëmin e krimeve mjedisore, të identifikojnë llojet dhe efektet e krimeve mjedisore, dhe në shkëmbimin e praktikave për luftimin e veprave penale kundër mjedisit.
Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan çështjet që kishin të bëjnë me rëndësinë që duhet t’i kushtohet luftimit të krimeve mjedisore. Ndër të tjera u elaboruan edhe veprat penale kundër mjedisit të përcaktuara me Kodin Penal të Kosovës, konventat ndërkombëtare dhe legjislacioni tjetër kosovar në fuqi që rregullon çështjet e mjedisit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve.
25-11-2014