Me 25 dhe 26 nëntor 2014, IGJK në bashkëpunim me UNICEF-in ka realizuar punëtorinë për finalizimin e modulit “Drejtësia për Fëmijë – aspekti civil”.
Synime të kësaj punëtorie ishin analizimi i draftit të parë dhe harmonizimi i pjesëve të punuara nga secili ekspert me qellim të konsistencës në të gjithë modulin.
Moduli final është hartuar duke respektuar formën e përcaktuar nga IGJK si dhe duke pasqyruar nevojat e shprehura nga përfituesit e trajnimeve në IGJK përfshirë numrin e trajnimeve që mund të realizohen brenda një viti.
Trajnimet në fushën e të drejtës civile ku subjekt janë fëmijët do të realizohen duke u mbështetur në këtë modul.
Pjesëmarrës në punëtori ishin trajnuesit e IGJK-së përfshirë stafin e IGJK-së dhe të UNICEF-it.
26-11-2014