Më 01 dhjetor 2014, IGJK në bashkëpunim me Programin për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) – USAID, ka organizuar trajnimin regjional ku është diskutuar “Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restorative”.
Synime të këtij trajnimi ishin analizimi dhe identifikimi i kushteve të aplikimit për ndërmjetësim, interpretimi i drejtë i dispozitave mbi marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe kontributi në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua legjislacioni i aplikueshëm, procedura e ndërmjetësimit, marrëveshja dhe përmbajtja e saj, roli i gjykatës - prokurorisë në referim, njohja dhe ekzekutimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara, përgjegjësit e ndërmjetësuesit etj.
Po ashtu, në fokus ishin edhe marrëdhëniet në mes ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhjen alternative të kontesteve.
Trajnimi u zhvillua në formë interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë me trajnuesit çështjet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre në praktikën gjyqësore.
Ky trajnim është vazhdimësi e trajnimeve regjionale për gjyqtarë dhe prokurorë të regjionit të Gjilanit dhe Ferizajt dhe do të vazhdoj edhe për regjionet tjera të Kosovës.
10-12-2014