Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2014

Raport nga trajnimi “Trajnimi i trajnerëve - Hartimi i planit mësimor”

Nga data 2-5 dhjetor 2014, nën organizimin e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve, Zyra për Zhvillim, Ndihmë dhe Trajnim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) dhe Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë, në Dubrovnik është organizuar trajnimi i trajnerëve me temën “Hartimi i planit mësimor”.

Qëllimi i këtij programi ishte është që të fuqizojë institucionet dhe trajnuesit e ngarkuar për trajnimin e profesionistëve tjerë ligjor, për të zhvilluar plane strategjike, përgatit programin mësimor dhe të përdorin metodologji të të mësuarit të rriturve për të zhvilluar në mënyrë shumë efektive një program të qëndrueshëm të trajnimit

Në kuadër të këtij trajnimi ishin përfshirë tema mjaft interesante dhe të rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të trajnuesve në fushën gjyqësore si; zhvillimi i kurrikulave trajnuese, përmirësimi i shkathtësive prezantuese, teknikat e hartimit dhe përdorimit të power point prezantimeve, angazhimin e audiencës, transferimin e njohurive si dhe mjaft çështje tjera me rëndësi të veçantë për punën e trajnuesve.

Një pjesë mjaft e rëndësishme e këtij trajnimi u përqendrua tek shkathtësitë e prezantimit të trajnuesve ku tri ditë me radhë secili nga pjesëmarrësit prezantuan nga një temë e zgjedhur nga neni 2-6 i KEDNJ-së, me fokus tek fjala hyrëse e trajnuesit, prezantimi i përmbajtjes dhe angazhimi i pjesëmarrësve në trajnim. Secili prezantim u përcjellë me kritikë nga anëtarët e grupit me qëllim të përmirësimit të nivelit të prezantimit.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësuesit e shteteve të rajonit. Pjesëmarrës nga Kosova ishin gjyqtarë, prokurorë, avokat, Koordinatori i Programit në IGJK dhe Menaxheri i Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave, në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Shpërndaje :