Me 04 – 06 dhjetor 2014, IGJK në bashkëpunim UNDP ka realizuar trajnimin për trajnues me temë “Metodologjia e Zbatimit të Trajnimeve Gjyqësore”.
Në fokus të këtij trajnimi ishin prezantimi dhe demonstrimi i metodave të mësimit për të rritur, rifreskimi i metodologjisë së hartimit të objektivave mësimore, përfshirë edhe hartimin e agjendave të trajnimit dhe zhvillimin e formularit të metodologjisë së trajnimit.
Në kuadër të mësimit për të rritur u elaboruan karakteristikat, teoritë kryesore, motivet dhe pengesat e mësimit për të rritur. Në veçanti u analizua ‘Stili Mësimor i Kolbit’ ku u prezantuan fazat e mësimit për të rritur dhe stilet që rezultojnë nga ato. Pjesëmarrësit nëpërmjet testeve përkatëse u njohën me stilin e tyre mësimor e po ashtu u prezantuan edhe metodat interaktive të trajnimit që janë adekuate për secilin stil mësimor.
Në kuadër të hartimit të objektivave trajnuese përfituesit u njohën me nivelet e ndryshme të objektivave trajnuese dhe në veçanti me foljet vepruese që i takojnë secilit nivel.
Mbështetur në njohuritë e fituara, përfituesit në pjesën e dytë të trajnimit u angazhuan në hartimin e agjendave dhe formularëve të trajnimit.
Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit e IGJK-së që do të angazhohen në periudhën janar – prill 2015.
10-12-2014