Më 04 dhjetor, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë me temën”Efekti i të drejtës së Bashkimit Evropian në të drejtën vendore”.
Qellim i këtij trajnimi ishte kontributi në ngritjen profesionale të gjyqtarëve në dallimin e burimeve të së drejtës evropiane, në identifikimin e efektit të së drejtës së BE-së në të drejtën vendore dhe vlerësimin e karakteristikave-epërsisë e të drejtës evropiane ndaj asaj vendore.
Ndër synimet e këtij trajnimi ishe edhe njohja e të drejtës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, harmonizimi i ligjeve vendore me ato të BE-së dhe zbatimi praktik i këtij legjislacioni.
Gjatë këtij sesioni trajnues u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me efektet dhe zbatimin e të drejtës së BE-së në të drejtën e brendshme, veçmas në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës, strukturën dhe zhvillimin e komunitetit evropian, Gjykatën e Bashkimit Evropian, procedurën për vendim paraprak, formën e vendimit me të cilën duhet drejtuar gjykatës evropiane etj.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve.
10-12-2014