Me 4 dhjetor 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin “Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” i mbështetur nga BE, ka realizuar një tryezë diskutimi lidhur me Sistemin e Bazës së Njohurive të bibliotekës së IGJK-së.
Me rastin e këtij takimi, ekipi i projektit prezantoi përmbledhjen e dy platformave të mundshme: dokumenti i menaxhimit të platformës së IGJK-së (DMS) bazuar në SeedDMS softueri i cili u instalua në fillim të projektit, dhe testimi i instalimit të platformës institucionale të vendosur bazuar në softuerin E Prints.
Gjatë diskutimeve është vlerësuar se platforma e bazuar në E Prints është më e rëndësishme për menaxhimin e të gjitha llojeve të dokumenteve të IGJK-së të cilat vendoset të arrijnë te përfituesit e IGJK-së.
Nga ajo që është prezantuar, kjo platformë ka qasje të hapur, me mundësi për të limituar qasjen e dokumenteve të përzgjedhura vetëm për përdoruesit e autorizuar. Me këtë rast u vendos që Sistemi i Bazës së Njohurive të bibliotekës së IGJK-së të quhet "e-biblioteka e IGJK-së”.
Nga ky takim u vendos edhe për hapat e mëtutjeshëm në mënyrë që të fillojë zhvillimi i -bibliotekës së IGJK- së:
Pjesëmarrës në takim ishin drejtori, udhëheqësit e programeve dhe stafi përgjegjës për bibliotekën e IGJK-së.
13-12-2014