Më 18 dhjetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar.
Qëllimi i trajnimit praktik ishte që kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofroj njohuri për funksionet, punën dhe aktivitetet që kryen Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me ç ‘rast njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë për të ardhmen në praktikën e tyre profesionale, në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në anën tjetër.
Mbikëqyrës Shtetëror nga ASHMDHP gjatë trajnimit i njoftuan kandidatët me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar si dhe praktikën e gjykatave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, me faktin se çka është e dhëna personale dhe çka konsiderohen të dhëna të ndjeshme, përpunimin e të dhënave personale, parimet e të dhënave personale, fuqinë e teknologjisë informative dhe ndikimin e saj në dinjitetin e subjektit të të dhënave.
Gjithashtu kandidatët u njoftuan edhe me rolin e mbikëqyrësve shtetëror në inspektimin dhe kontrollin e drejtpërdrejt në ligjshmërinë e përpunimit të dhënave personale.
Trajnimi u zhvillua në formë të bashkëbisedimit si dhe nëpërmjet rasteve praktike ku kandidatët punuan në raste të trajtuara nga GJEDNJ në lidhje me të drejtën e privatësisë.
Pjesëmarrës në trajnim ishin 16 kandidatët për gjyqtar dhe 10 kandidatët për prokuror.
24-12-2014