Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2014

Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restorative

Më 03 dhjetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Programin për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial (CLE) të USAID-it, ka organizuar trajnimin regjional “Ndërmjetësimi dhe Drejtësia Restorative”.

Objektiva kryesore e këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësit të qartësojnë kushtet për aplikim për ndërmjetësim, të ushtrojnë kompetencat e përcaktuara me ligjin për ndërmjetësim, të interpretojnë drejtë dispozitat mbi marrëveshjen e ndërmjetësimit, të kontribuojnë si në ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale ashtu edhe të ndihmojnë në unifikimin e praktikës gjyqësore për ndërmjetësim.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtuan legjislacioni i aplikueshëm, procedura e ndërmjetësimit, marrëveshja dhe përmbajtja e saj, roli i gjykatës - prokurorisë në referim, njohja dhe ekzekutimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara, përgjegjësit e ndërmjetësuesit etj.

Po ashtu, u diskutua për marrëdhënien në mes ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhjen alternative të kontesteve.

Trajnimi u zhvillua në formë interaktive ku  pjesëmarrësit kishin mundësinë të diskutojnë me trajnuesit çështjet me të cilat ballafaqohen në praktikën gjyqësore.

Përfitues ishin gjyqtarët dhe prokurorët e  regjionit të Prizrenit.

Shpërndaje :