Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-12-2014

Parashkrimi i rasteve penale

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 11 dhjetor 2014 në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Parashkrimi i rasteve penale”.

Objektivat e këtij trajnimi ishin, eliminimi dilemave për rastet e parashkrimit që ballafaqohen  Prokuroritë dhe Gjykatat në Kosovë, zbatimi në praktikë i dispozitave ligjore për parashkrimin e veprave penale, vlerësimi i veprimeve procedurale për fillimin dhe ndërprerjen e afatit të  parashkrimit.

Gjatë këtij sesioni trajnues janë trajtuar tema lidhur me bazën ligjore, shkaqet që shkaktojnë parashkrimin, afatet ligjore të parashkrimit, ndërprerja e parashkrimit dhe ndalja e parashkrimit, pengesat juridike dhe faktike të ndaljes, parashkrimi relativ dhe absolut si dhe pasojat juridike që shkakton parashkrimi.

Trajnimi u zhvillua me metoda të kombinuara të shpjegimit duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor - departamenti i krimeve të rënda, i përgjithshëm dhe për të mitur.

 

Shpërndaje :