Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-12-2014

Servitutet reale dhe personale

Me 16 dhjetor 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur trajnimin në lëmin civile me temën “Servitutet reale dhe personale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte t’iu ndihmoj gjyqtarëve në zbatimin drejtë të dispozitave ligjore lidhur me servitutet, dallimin e llojeve të servituteve dhe për vendosjen sipas padive për mbrojtjen gjyqësore në rastet e mohimit dhe shuarjes së servitutit.

Për më tepër në fokus të këtij trajnimi ishin edhe zgjidhjet në teorinë juridike dhe zgjidhjet që janë dhënë në ligjin vendor, përkatësisht në Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore - LPDTS, servitutet si të drejta sendore, konstituimi, vërtetimi dhe shuarja e të drejtës së servitutit dhe mbrojtja gjyqësore e servituteve.

Gjatë këtij trajnimi janë përdorur metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik, në mënyrë që të eliminohen dilemat te gjyqtarët në lidhje me servitutet.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore.

 

Shpërndaje :