Dhuna ndaj Grave, Dhuna në Familje dhe Dhuna në Bazë Gjinore

Fusha : Penale

Përshkrimi :

  • DHNG-në, DHF-në dhe DHBGJ-në – përkufizimet, konceptet kryesore, shkaqet dhe pasojat rrënjësore;
  • Format dhe taktikat e DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së;
  • Legjislacioni vendor parësor dhe dytësor lidhur me DHNG-në;
  • Programet për trajtimin e kryesve të dhunës dhe përfshirjen e tyre si pjesë të dënimit;
  • Parimet dhe konceptet thelbësore (vlerësimi i natyrës gjinore të dhunës; qasja e përqendruar te viktima, përgjegjësia e kryerësit të dhunës, si dhe informuar për traumat dhe të qenit i lirë nga çdo stereotip gjinor);
  • Rishikimi i përgjigjeve kyçe të drejtësisë penale ndaj DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së - zhvillimi i praktikave specifike të udhëhequra nga parimet thelbësore;
  • Rishikimi i përgjigjeve kyçe të drejtësisë civile ndaj DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së - zhvillimi i praktikave specifike të udhëhequra nga parimet thelbësore. 

Objektivat :

  • Ngritja e kapacitetet dhe njohurive të zyrtarëve ligjor mbi konceptet bazë të Dhunës ndaj Grave (DhNG), Dhunën në Familje (DhF) dhe Dhunën me Bazë Gjinore (DhBGj);
  • Kuptimi i koncepteve kyçe që kanë të bëjnë me DHNG-në, DHF-në dhe DHBGJ-në dhe njohja e barrierave të përbashkëta për qasje në drejtësi për viktimat në Kosovë;
  • Referimi në instrumentet kyçe ligjore ndërkombëtare dhe evropiane, veçanërisht Konventën e Stambollit në punën e tyre të përditshme, si e zbatueshme drejtpërdrejt në legjislacionin e Kosovës;
  • Identifikimi dhe artikulimi i ligjeve vendore të zbatueshme në mënyrë që t'i përgjigjen në mënyrë efektive DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së; 
  • Zbatimi i një qasje të përqendruar te viktima, e përgjegjshme ndaj gjinisë dhe e informuar për traumën, duke siguruar përgjegjshmërinë e kryerësit të dhunës në rastet e DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së;
  • Kuptimi i rolit të rëndësishëm të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë, si nga këndvështrimi i së drejtës civile ashtu edhe ai penal, në mbrojtjen e viktimave të DHNG-së, DHF-së dhe DHBGJ-së dhe sigurimin e qasjes së tyre në drejtësi;
  • Kuptimi i rëndësisë e bashkëpunimit dhe koordinimit për të siguruar standarde më të larta dhe efikasitet më të madh në sistemin gjyqësor dhe masa më të mira që synojnë kryesit e dhunës.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Hotel Garden
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Leonora Kadriu,Sulltan Dobraj,Ariana Qosaj

21/04/2026