Efekti i të Drejtës së Unionit Evropian

Fusha : E drejtë e BE-së

Përshkrimi :

  • Zbatimi i së drejtës evropiane dhe efektet e saj në nivel nacional ( efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta)
  • Efekti i së Drejtës së BE-së në sistemin kushtetues dhe të drejtën e Republikës së Kosovës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim – Asocimin. ( Harmonizimi i të drejtës nacionale me atë evropiane, baza juridike e interpretimit të harmonizuar, vëllimi dhe kufijtë e interpretimit të harmonizuar gjyqësor në periudhën para anëtarësimit dhe vështirësitë).
  • Zbatimi së drejtës së BE-së nga ana e gjykatave nacionale – përvoja nga shtetet në regjion.
  • Raste praktike të zbatimit të së drejtës së UE-së nga ana e gjykatave të një shteti anëtarë të BE-së.

Objektivat :

  • Të zbërthejnë efektin e së Drejtës së UE-së në sistemin kushtetues dhe të drejtën e Republikës së Kosovës - pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim – Asocimin.
  • Të interpretojnë efektin e së drejtës evropiane në nivel nacional ( efekti i drejtpërdrejt dhe i tërthortë ) veçmas në Republikën e Kosovës.
  • Të zbatojnë drejtë legjislacionin e UE-së në Republikën e Kosovës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim – Asocimin.
  • Të zbërthejnë raste praktike të zbatimit të së drejtës së UE-së nga ana e gjykatave të një shteti anëtarë të UE-së.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Hajredin Kuçi

13/02/2024