Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare

Fusha : Penale

Përshkrimi :

  • Diskutime lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare;
  • Dashja si element i veprës penale të korrupsionit, qëllimi kriminal;
  • Çështja e realizmit apo mos realizimit të dëmit apo përfitimit;
  • Qëllimi si element për vërtetimin e veprës penale të korrupsionit;
  • Vlerësimi i provave bindëse (të drejtpërdrejta) dhe rrethanore;
  • Krijimi i figurës se veprës penale të korrupsionit me prova rrethanore;
  • Mashtrimi në prokurim si vepër penale e ndërlikuar; Mashtrimet fiskale, Shmangia nga tatimi/Dogana;
  • Gjykimi në mungese;
  • Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar;
  • Konflikti i interesit; Marrja e ryshfetit; Dhënia e ryshfetit;

Objektivat :

  • Zbatojnë në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore të kapitullit XXXIII të veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare;
  • Të identifikojnë elementet esenciale të secilës formë të veprave penale të këtij Kapitulli;
  • Të zgjerojnë njohuritë rreth pasojave dhe rrezikshmërisë së këtyre veprave penale.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Hotel Sirius
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Bashkim Hyseni,Laura Pula,Rudolf Nathaniel,Simon Clements

14/05/2024 - 15/05/2024