Moduli- Dhuna në familje, sesioni IV: Ligj për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore

Fusha : Penale

Përshkrimi :

Përcakton një gamë të masave ligjore që mbrojnë viktimat e dhunës në familje. Ai përkufizon dhunën në familje dhe marrëdhëniet familjare, shpjegon se cilat lloje të masave mbrojtëse dhe urdhrave ekzistojnë dhe procedurën që duhet ndjekur me qëllim të sigurimit të tyre. Personat të cilët i nënshtrohen dhunës në familje gëzojnë të drejtën për urdhra mbrojtës, urdhra mbrojtës emergjent dhe urdhra mbrojtës të përkohshëm emergjent. Urdhrat mbrojtës përfshijnë ndalimin e afrimit të viktimës nga ana e kryerësit të dhunës në familje, largimin e kryerësit nga hapësira e banimit, shoqërimin e viktimës së dhunës në familje me qëllim të marrjes së gjësendeve personale dhe heqjen e përkohshme të së drejtës prindërore për kryerësin e dhunës në familje.

Objektivat :

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Shenaj Berisha

27/06/2024