Gjykimi i rasteve me armë të zjarrit, Vështrim i kërcënimeve të reja dhe kompleksitetet ligjore
Fusha : Penale
Përshkrimi :
- Armët e zjarrit, pjesët e tyre, municioni dhe gjurmimi i armëve;
- Përvojë praktike me lloje të ndryshme të armëve të zjarrit, duke përfshirë pistoletat, revolverët, pushkët dhe municionet e tyre. Kuptimi i informatave që derivon nga shënjimi i armëve të zjarrit në rastet penale dhe rëndësia e tyre për gjurmimin e armëve në rastet e armëve të paligjshme;
- Armët e zjarrit në sistemin ligjor;
- Pasqyrë e mënyrës se si armët e zjarrit trajtohen sipas ligjit, duke përfshirë përkufizimet statutore, kategorizimet dhe dallimet ligjore të rëndësishme për shqyrtim gjyqësor; - Interpretimi i provave forenzike;
- Eksplorim i hollësishëm për mënyrën se si provat forenzike lidhur me armët e zjarrit mbledhen, analizohen dhe prezantohen në gjykatë, dhe implikimet e tyre në gjykim. - Avancimet e fundit teknologjike;
- Kuptimi i ndikimit të avancimeve të fundit teknologjike të armëve të zjarrit, të tilla si armët inteligjente, dhe implikimet e tyre ligjore dhe etike. - Sfidat e reja ligjore, diskutim lidhur me sfidat e reja në legjislacionin për armët e zjarrit, përfshirë ngritjen e armëve të pagjurmueshme dhe artizanale (p.sh. ghost guns) dhe kompleksiteti ligjor që këto paraqesin;
- Perspektiva globale lidhur me legjislacionin për armët e zjarrit;
- Analizë krahasimore e ligjeve për amët e zjarrit dhe rastet në gjykatë nga juridiksione të ndryshme, duke pasqyruar një kuptim më të gjerë për kornizën ndërkombëtare ligjore.
Objektivat :
- Zhvillimi i njohurisë lidhur me armët e zjarrit në kontekst të procedurave ligjore;
- Avancimi i aftësisë për të vlerësuar në mënyrë kritike dëshmitë e ekspertëve dhe provat e ndërlidhura me armët e zjarrit;
- Fitimi i njohurive lidhur me sfidat ligjore të paraqitura nga teknologjitë e reja dhe rreziqet e reja nga armët e zjarrit;
- Kuptimi i zhvillimeve të kornizës ligjore në raport me armët e zjarrit.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Sebahate Sinani,Sulltan Dobraj
12/09/2024 - 13/09/2024