Liria e shprehjes dhe Mbrojtja gjyqësore në rastet e cenimit të lirisë së shprehjes – Trajnim i Specializuar për Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPPs)
Fusha : KEDNJ
Përshkrimi :
- Përkufizimi dhe Karakteristikat e SLAPP-ve;
- Konteksti historik dhe aktualizimi i tyre;
- Ndikimi i SLAPP-ve në Lirinë e Shprehjes dhe Proceset Demokratike;
- Raste studimore që nxjerrin në pah ndikimin mbi individët dhe shoqërinë;
- Roli i SLAPP-ve në mbytjen e pjesëmarrjes dhe diskursit publik;
- Parimet ligjore dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut;
- Pasqyrë e të drejtave përkatëse të njeriut të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ);
- Ndërveprimi ndërmjet lirisë së shprehjes, të drejtës për gjykim të drejtë dhe privatësisë;
- Pasqyrë e Rekomandimeve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës për SLAPP-të;
- Roli i Komitetit të Ministrave në adresimin e SLAPP-ve;
- Praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për SLAPP.
Objektivat :
- Identifikojnë qartazi dhe diferencojnë paditë SLAPP;
- Kuptojnë më mirë praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me SLAPP-të, duke kuptuar se si këta precedentë ndikojnë në interpretimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në kontekstin e lirisë së shprehjes dhe frikësimit ligjor;
- Njohin karakteristikat e padive strategjike kunder pjesëmarrjes publike, dallimin e tyre nga pretendimet ligjore legjitime, duke mundësuar një përgjigje gjyqësore më të informuar dhe efektive;
- Kuptojnë dhe përdorin parimet specifike ligjore dhe veprimet anti-SLAPP, duke ofruar një mbrojtje të fortë për ata që janë në shënjestër të padrejtë nga padi të tilla;
- Kujtojnë tendencat në nivel të BE-së, njohin zhvillimet dhe përgjigjet ligjore ndaj padive SLAPP në nivel të Bashkimit Evropian;
- Kuptojnë më thellë iniciativat në nivel të Komitetit të Ministrave drejtuar shteteve anëtare në ludhje me kundërvënien e përdorimit të padive SLAPP.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Hotel Sharr Prevall
Qyteti : Prizren
Trajnues:
- Flutra Kusari,Peter Noorlander
03/10/2024