Strategjia e hetimit, masat e veçanta hetimore
Fusha : Penale
Përshkrimi :
- Zhvillimi i planit hetimor;
- Sigurimi i provave gjatë fazës së hetimit;
- Fillimi, pezullimi, pushimi dhe rifillimi i hetimeve;
- Qëllimi dhe llojet e masave të veçanta hetimore;
- Kushtet ligjore dhe urdhrat për masat e veçanta hetimore;
- Zbatimi dhe kohëzgjatja e masave të veçanta hetimore;
- Pranueshmëria e provave të siguruar nga masat e veçanta hetimore.
Objektivat :
- Identifikojnë rastet se kur lejohet përdorimi i masave të fshehta dhe për cilat vepra penale lejohen masat,
- Kuptojnë natyrën dhe kufijtë e përdorimit të një mjeti të caktuar të fshehtë, proporcionalitetit dhe domosdoshmëria,
- Identifikojnë kushtet dhe kriteret e përdorimit, subjektet kundër të cilëve mund të përdoren, kohëzgjatjen e tyre, mënyrën, etj.,
- Vlerësojnë trajtimin dhe shkatërrimin e materialit dhe të dhënave personale të marra, si rezultat i përdorimit të këtyre masave të fshehta,
- Identifikojnë përgjegjësinë e zyrtarëve policor në përdorimin e tyre dhe llogaridhënien lidhur me autorizimin dhe përdorimin e masave,
- Vlerësojnë pranueshmërinë e provave dhe të informacionit të mbledhur si rezultat i përdorimit të tyre.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Ali Kutllovci,Dren Paca
07/11/2024