Trajnimet për staf administrativë të gjykatave/prokurorive dhe profesionistëve tjerë
Mbështetur në mandatin e tij, AD zhvillon programe trajnimi me qellim të ngritjes së shkathtësive profesionale të profesionistëve tjerë të cilët për shkak të natyrës dhe funksionit të tyre, janë pjesë dhe kontribuojnë drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
Përveç gjyqtarëve porotë dhe bashkëpunëtorëve profesional të gjykatave dhe prokurorive, ADi kushton vëmendje të veçantë edhe profesionistëve, puna e të cilëve është e lidhur me gjykata dhe prokurori.