Të nderuar përfitues të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Akademia e Drejtësisë Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e së Drejtës Evropiane (ERA) po e ndanë me ju shpalljen e ERA’s për mundësitë e bursave për 2024.
ERA ofron trajnime të vazhdueshme të standardeve më të larta për praktikuesit ligjorë nga e gjithë Evropa. Për ata që përndryshe nuk do të ishin në gjendje të përballonin trajnimin, Akademia ka hartuar një Program Bursash për t'ju mundësuar kandidatëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në seminaret dhe kurset e tyre mbi të drejtën e BE-së.
ERA tani po ofron aplikime për bursa kryesisht (por jo ekskluzivisht) nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia – si dhe Moldavia dhe Ukraina.
Bursa mund të mbulojë deri në kostot e plota të pjesëmarrjes në një nga upcoming events listed here për vitin 2024.
Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se dy muaj (për pjesëmarrje ballë për ballë) ose një muaj (për ngjarje online) përpara konferencës.
Nëse keni pyetje, ju lutem kontaktoni
|
Joanna
Kuzaj
|