Njoftoheni se është hapur thirrja për aplikim për kursin e ardhshëm online që do të organizohet nga CEELI INSTITUT (Advancing the rule of law), me temë “JUDICAL CASE MANAGMENT”.
Kursi zgjat 5 javë, me nga 2-3 orë max aktivitete ditore duke përfshirë sesione live të trajnimit, diskutime në grup, forume etj.
Kushdo që ka interes për pjesëmarrje, mund të aplikoni deri më 26 prill 2022, kur edhe fillon kursi përmes këtij linku: Judicial Case Management – Online Course Registration form Survey (surveymonkey.com)
Në fund, çdo pjesëmarrës që ka përfunduar me sukses kursin, do të pajiset me çertifikatë.
Për aktivitetet tjera të ardhshme që do t’i zhvillojë CEELI INSTITUT, mund të kyçeni në linkun e mëposhtëm:
CeeliInstitute.org/The Central and Eastern European Judicial Exchange Network