Të nderuar përfitues të Akademisë së Drejtësisë së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Akademia e Drejtësisë Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e së Drejtës Evropiane (ERA) po e ndanë me ju njoftimin e ERA’s për mundësitë ndjekjes së 15 trajnimeve Online për vitin 2024, për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës.
ERA ofron trajnime të vazhdueshme të standardeve më të larta për praktikuesit ligjorë nga e gjithë Evropa. Si rrjedhojë ERA ofron mundësinë e pjesëmarrjes në 15 Seminare Online mbi tema të ndryshme, respektivisht të listuara si në linkun më poshtë:
Ngjarjet ERA 2024 për gjyqtarë prokurorë nga Ballkani Perëndimor
Hapja e pranimit të aplikimeve për 15 seminare online nga ERA ofrohet për të gjithë përfituesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrja në këto seminare bëhet përmes regjistrimit në webfaqen e ERA’s e cila edhe mbulon shpenzimet per aplikantët. Të interesuarit për pjesëmarrje në ndonjërin prej seminareve mund të kryejnë regjistrimin përmes mbështetjes së Akademisë së Drejtësisë.