30-01-2023

THIRRJE PËR APLIKIM - Trajnim i Specializuar për Hetimet Financiare dhe Rikuperimin e Aseteve

Akademia e Drejtësisë e Kosovës dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje – Qendra Ndërkombëtari për Rikuperim te Aseteve, si partner implementues i Zyrës së UNDP në Kosove, kanë kënaqësinë të ofrojnë mundësi trajnimi për gjyqtarët penalistë dhe prokurorët në trajnim me temën: Hetimet Financiare dhe Rikuperimi i Aseteve, që do të mbahet nga data 20 deri me 24 mars 2023.

Qëllimi kryesor i këtij programi trajnimi është intensifikimi dhe ngritja e kapaciteteve hetimore në Kosovë për të hetuar dhe ndjekur me sukses rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave, si dhe rikuperimin e pasurisë. Duke u fokusuar në marrjen e njohurive të plota të elementeve të korrupsionit dhe veprave penale të pastrimit të parave në legjislacionin e Kosovës, dhe duke përmirësuar të kuptuarit e proceseve dhe procedurave ligjore dhe praktike për rikuperimin e aseteve jashtë vendit, hetuesit dhe prokurorët do të zhvillojnë aftësitë e nevojshme.

 

Shkarko thirrjen duke klikuar këtu

Shpërndaje :