Akademia e Drejtësisë (AD), në bashkëpunim me Projektin “iPROCEEDS”, të mbështetur nga Këshilli i Evropës, fton kandidatët e interesuar që të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Trajnimit të Trajnuesve (TiT) sa i përket zhvillimit të një kurrikule të trajnimit në fushën e Krimit Kibernetik, për gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë që merren me rastet nga fusha e Krimit Kibernetik. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është identifikimi dhe ndërtimi i një kuadri trajnuesish, që fillimisht do të trajnohen në modulin bazik që do të mbahet online , dhe të njëjtit në vijim do të trajnohen në modulet e avancuara nga ekspertet e projektit që do të zhvillohen fizikisht në pjesën e parë të vitit 2022.