21-07-2026

THIRRJE PËR APLIKIM-Trajnim i Trajnuesve “Metodologjia e trajnimit sipas Doracakut për trajnues të Akademisë së Drejtësisë”


Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit trajnues vjetor, do të realizojë një (1) Trajnim të Trajnuesve për gjyqtarë dhe prokurorë.

Qëllimi i këtij programi është zhvillimi i kapaciteteve profesionale dhe metodologjike të pjesëmarrësve për planifikimin, përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve cilësore për të rritur, në përputhje me standardet dhe metodologjinë e Akademisë së Drejtësisë.

Objektivat e përgjithshme të trajnimit janë:

·         Zbatimi i parimeve të edukimit të të rriturve dhe metodologjia e trajnimit të Akademisë së Drejtësisë;

·         Përdorimi i metoda, teknika të angazhimit dhe mjeteve interaktive, praktike dhe gjithëpërfshirëse për të lehtësuar procesin e të nxënit;

·         Menaxhimi në mënyrë efektive e komunikimit, diskutimet, punën në grup dhe dinamika e pjesëmarrësve gjatë trajnimit;

·         Zbatimi i teknikave të simulimit, prezantimit dhe vlerësimit për të matur dhe përmirësuar performancën e pjesëmarrësve në përputhje me standardet dhe metodologjinë e Akademisë së Drejtësisë.

KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT

Trajnimi i trajnuesve është dy (2) ditor dhe mbahet gjatë muajit shtator.

 

KRITERET PËR APLIKIM:

o   Të jetë gjyqtarë/e ose prokuror/e të shtetit

o   Së paku 4 (katër) vite përvojë si gjyqtar/e ose prokuror/e;

o   Përvojë e trajnimit (nëse ka);

Ju lutem keni parasysh se numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Të interesuarit ftohen të shprehin interesimin për pjesëmarrje duke dërguar një e-mail, në të cilin duhet te specifikojnë emrin dhe mbiemrin, pozitën dhe institucioni ku ushtrojnë funksionin, në e-mailin e mëposhtëm:

E-mail:  albulena.cena@rks-gov.net

Nr. Tel: 038 200 68- 019

 

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 05.08.2026

Shpërndaje :