E-biblioteka është një data-bazë e re elektronike si burim i qasshëm në AD. Funksionimi i kësaj data-baze është të krijoj një depo institucionale, kjo për arsye të ofrimit të qasjes në të gjitha materialet e AD-së, mënyrës së veprimit dhe trajnimeve në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
E-biblioteka përfshinë të gjitha publikimet, materialet e përgatitura nga AD, dhe institucionet tjera. Gjithashtu përshinë audio-video dhe materialet tjera multimediale nga AD, ngjarje të institucioneve tjera, si dhe libra ligjorë, artikuj të revistave që ndërlidhen me çështjet ligjore në Kosovë, e sidomos komentare të GIZ-it mbi Kosovën, si dhe sistemin ligjor që i mbështetë këto burime, e-biblioteka ofron akte ligjore, praktikën e gjykatave të Kosovës, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe institucione tjera ndërkombëtare.
Dokumentet nga e-biblioteka mund të merren në mënyrat si në vijim:
1. Kërkohen në bazë të kritereve të ndryshme (nën menynë SHFLETO)
1. Vitit
2. Subjektit
3. Autorit
4. Autorit të kompanisë
5. Artikullit
2. Kërkimi i artikullit të fundit (nën menynë kërko)
3. Magazinës së kërkimit
1. Nën menynë BALLINA përdorimit të kritereve të ndryshme
2. Përdorimi i rubrikës KERKO në anën e djathtë