Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e BE-së për “Reformimin e Arsimit Ligjor në Kosovë” dhe Konsorciumin EIFL në Kosovë kanë krijuar qasjen në databazat vijuese të natyrës ligjore dhe të përgjithshme:
1. IOPscience
IOPscience është një shërbim në Internet për përmbajtjen e gazetes të
botuar nga IOP. IOP science përqafon teknologji inovative për ta bërë më të
lehtë për studiuesit të hyjnë në përmbajtje shkencore, teknike dhe mjekësore.
2. Autoritetet shkencore të Oksfordit për të drejtën ndërkombëtare
Autoritetet shkencore të Oksfordit për
të drejtën ndërkombëtare përmban edicionet online me tekst të plotë të
punimeve kryesore në treg dhe të traktateve të publikuara nga Oxford University
Press/ Shtypi i Universitetit të Oksfordit, siç janë Oppenheim, si
dhe Komentaret e Oksfordit për të Drejtën Ndërkombëtare. Janë zgjedhur
librat në katër kategoritë vijuese për tu përfshirë: 1) traktatet autoritative,
të cilat vazhdojnë definimin e fushave të tyre të së drejtës; 2) punimet
referuese dhe komentaret e Black-letter që do të ndihmojnë në
përgjigjen ndaj disa pyetjeve praktike të së drejtës; 3) puna klasike për te
drejtën ndërkombëtare e cila mbetet me ndikim në lëmine e tyre sot; 4) publikimet
e dalluara të cilat ofrojnë këndvështrime inovative për problemet aktuale
ligjore.
3. Enciklopedia e Max Planck për të Drejtën Publike Ndërkombëtare
Enciklopedia e Max Planck për të Drejtën
Publike Ndërkombëtare përmban artikuj enciklopedik lidhur me më shumë se 1600
çështje ligjore ndërkombëtare, koncepte dhe raste. Secili artikull i
kontrolluar nga homologët e vet përmban analiza të thella të temës së vet dhe
shoqërohet me në listë të dokumenteve kryesore dhe një bibliografi të
selektuar.
Ofron e-libra dhe revista të publikuara Edward Elgar Publikime mbi
ligjin, biznesin, ekonominë dhe shkencat sociale.
5. Revistat online të Cambridge - Shkarko fletën e informatave
Cambridge Journals Online ofron qasje në
koleksionin multi-diciplinor mbi 330 revista të cilat mbulojnë temat mbi
shkencën, teknologjinë, mjekësinë, humanizmin dhe shkencat sociale.
6. OECD-iLibrary - Shkarko fletën e informatave
Libraria OECD është librari OECD online
e integruar për libra, revista, punime dhe statistika. Është gjithashtu portë
për analiza dhe baza e të dhënave të OECD’s.
7. eBiblioteka e Fondit Monetar Ndërkombëtar - Shkarko fletën e informatave
FMN e-Libraria siguron qasje të fuqishme dhe të përshtatshme në internet për
mbledhjen e plotë të përmbajtjes autoritative ekonomike globale të publikuar
nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me më shumë se 11,000 botime të tekstit
dhe qasje të plotë tek bazat e të dhënave statistikore të FMN-së, e-libraria e
FMN është një burim i rëndësishëm për studim ekonomik dhe analiza.
Baza e të dhënave është krijuar nga
Qendra AIRE në bashkëpunim me Agjentët e Shteteve pranë Gjykatës Evropiane të
të Drejtave të Njeriut të Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës,
Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Projekti zbatohet me mbështetjen e Zyrës së
Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo data bazë ofron
vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, përmbledhje të
çështjeve të rëndësishme për rajonin në gjuhët lokale si dhe botime tjera si
manuale dhe udhëzues të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të
Drejtave të Njeriut.
Qasja në këto databaza mundësohet nga kompjuterët në AD.