Krimet e luftës
Më datë 24 – 25 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondin për të drejtën humanitare në Kosovë, janë duke realizuar trajnimin me temë “Krimet e luftës” Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z.Philip Coo, ekspert dhe analist ushtarak, z. Renaud Theunens, ekspert dhe analist ushtarak si dhe z. Michael Hehn, analist i krimeve të luftës. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve përmes analizës së rasteve praktike vendore dhe ndërkombëtare të krimeve të luftës, mbi bazën e mangësive të identifikuara në praktikë, përfshirë edhe rastet që kanë marrë epilog gjyqësor.
Metodologjia e zbatuar është ligjërim teorik, praktik dhe të kombinuar, ushtrime praktike nga rastet e trajtuara në prokurori, me ç’rast u kërkua që të analizojnë dhe prezantojnë çështjet e evidentuara. Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtoret profesional, polic hetues.

Postuar më: 24-11-2026