Veprat penale që përfshijnë Dhunën ndaj Grave - Ndjekja penale dhe gjykimet e informuara mbi traumën
Më datë 24 – 25 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti - “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, janë duke realizuar trajnimin me temë “Veprat penale që përfshijnë Dhunën ndaj Grave - Ndjekja penale dhe gjykimet e informuara mbi traumën”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, znj. Leonora Kadriu, prokurore në Prokurorinë Themelore në Gjilan, dhe znj. Ariana Qosaj, eksperte.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të kuadrit ligjor mbi ndjekjen penale efektive dhe nxjerrjen e vendimeve te informuara mbi traumën e viktimës në përputhje me ligjet vendore, standardet ndërkombëtare dhe Strategjinë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-2026.
Metodologjia e zbatuar është në shqyrtimin e dispozitave përkatëse ligjore dhe politike, parime dhe koncepte ndërkombëtare që lidhen me temën, rishikimi i hulumtimeve më të fundit mbi dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore, zhvillimin e aftësive praktike përmes shembujve dhe rasteve të studimit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe prokurorë.

Postuar më: 24-11-2026