blog-post

Postuar më: 03-07-2024

Moduli – Procedurat alternative, sesioni i dytë: Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme

Më 03 korrik 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjete është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme dhe kur prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :