blog-post

Postuar më: 02-07-2024

Moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i tretë: Urdhëri ndëshkimorë

Më 02 korrik 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: kërkesa për dhënien e urdhrit ndëshkimor, trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm i personave të varur nga droga ose alkooli, shqiptimi i masës për trajtim të detyrueshëm rehabilitues dhe mbikëqyrja e trajtimit të detyrueshëm rehabilitues nga gjykata.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :