Të drejtat e pronësisë intelektuale, markat tregtare, patentat dhe specifikat e industrisë së TIK-ut, licencimit dhe të drejtave të pronësisë industriale
Fusha : Ekonomike
Përshkrimi :
- Të drejtat e PI - mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të autorit dhe të drejtat e përafërta; Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave nga markat tregtare dhe treguesit gjeografik;
- Mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave nga patentat dhe dizajni industrial;
- Mjetet juridike për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.
- Baza e TI dhe e drejta elektronike komerciale; Teknologjia e informacionit dhe komunikacionit; Sfidat ligjore dhe etike që paraqet TIK;
- Rregullimi i TIK;
- Ushtrime;
- Komerci elektronik;
- Transaksionet elektronike;
- Mbrojtja e të dhënave personale;
- Dallimi mes Privatësisë dhe të Dhënave; Rregullimi i Mbrojtjes së të Dhënave;
- Analiza e Ligjeve Relevante;
- Sfidat Ligjore;
- Të drejtat e autorit online, sfidat ligjore, rregullimi online, domenet dhe licencimi pronësisë intelektuale.
Objektivat :
- Njohin institutet kryesore e të drejtave të PI, markave tregtare e treguesve gjeografik, patentave e dizajneve industriale, si dhe të njohin dallimet midis këtyre instituteve;
- Aplikojnë parimet e së drejtës së PI dhe praktikat e mira në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qe lidhen me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
- Aplikojnë parimet e së drejtës së PI dhe praktikat e mira në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për marka tregtare dhe treguesit gjeografik si dhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për patenta dhe dizajnit industrial;
- Çmojnë më mirë vlerën që teknologjia krijon si dhe ndikimet e saj në fushën ligjore;
- Krahasojnë teoritë e ndryshme dhe praktikat e mira që lidhen me ICT Law;
- Interpretojnë legjislacionet, politikat dhe praktikat e mira rajonale dhe globale nga shtete apo organizata të ndryshme dhe të mund t’i përdorin këto njohuri sa më mirë për të zgjidhur rastet në Kosovë;
- Identifikojnë akteret përgjegjës dhe institucionet globale që mund të ndihmojnë në hetimin dhe identifikimin e aktereve përgjegjës;
- Njohin problematikat specifike ne TIK si: përgjegjësia ligjore; pronësia; licencimi, privatësia etj.
Vendi i mbajtjes :
Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë
Trajnues:
- Mahir Tutuli,Njomëza Zejnullahu
15/10/2024 - 16/10/2024