Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin penale

Fusha : Kushtetuese

Përshkrimi :

  • Procedura e lejueshmërisë së kërkesave të natyrës civile dhe veçoritë e praktikës aktuale të Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave në lëmine penale;
  • Çështjet kryesore juridike të ngritura në rastet-kërkesave në lëmin penale para Gjykatës Kushtetuese;
  • Qasjet dhe qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përkitazi me aspekte kryesore procedurale dhe përmbajtësore të të drejtave dhe lirive individuale.
  • Veçoritë e praktikave të këtyre dy gjykatave si një sfidë në vete dhe qëndrimet-qasjet profesionale të këtyre dy gjykatave, përkitazi me mbrojtjen gjyqësorë të të drejtave të njeriut.
  • Arsyet se pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në praktikën e saj mbështetet fuqimisht në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe shpjegimi i gjithanshëm i Detyrimit kushtetues specifik për zbatimin e nenit 53 të Kushtetutës - “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore (duhet të) interpretohen në harmoni me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”;
  • Të mësojnë dhe zbatojnë institutin e kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.

Objektivat :

  • Të njihen me çështjet kryesore juridike të ngritur në rastet sipas kërkesave në lëmin penale para Gjykatës Kushtetuese;
  • Të kuptojnë qasjet dhe qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përkitazi me aspekte kryesore procedurale dhe përmbajtësore të të drejtave dhe lirive individuale, në lidhëshmëri me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
  • Të njihen me praktikat e dy gjykatave, dhe veçoritë e tyre duke qenë se Gjykata Kushtetuese është gjykatë kombëtare, për dallim nga GJEDNJ në Strasburg që është gjykatë mbinacionale-ndërkombëtare njëkohësisht të kuptojnë botëkuptimet dhe qasjet profesionale të këtyre dy gjykatave, përkitazi me mbrojtjen gjyqësorë të të drejtave të njeriut, e që janë të ndërlidhura.
  • Të zbatojnë efektivisht detyrimin kushtetues specifik nga nenit 53 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës - “Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore… (duhet të) interpretohen në harmoni me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”;
  • Të njihen me arsyet se pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në praktikën e saj mbështetet fuqimisht në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe si i qaset kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.

Vendi i mbajtjes :

Lokacioni : Akademia e Drejtësisë
Qyteti : Prishtinë

Trajnues:

  • Islam Sllamniku,Ahmet Imami

21/11/2024