blog-post

Postuar më: 26-03-2024

Takimi i Këshillit Drejtues i Akademisë së Drejtësisë

Sot më 26 mars 2024, është zhvilluar takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i dyti për vitin 2024. Si pika të rendit të ditës për diskutim ishin Raporti vjetor i punës dhe i performancës së AD-së për vitin 2023, formimi i komisionit për vlerësimin e punimeve hulumtuese për Gjyqtarët dhe Prokurorët e sapoemëruar, strategjia për komunikim e AD-së 2024-2026 si dhe një numër aktivitetesh të propozuara nga donatorët me të cilët AD bashkëpunon në realizimin e aktiviteteve trajnuese. Pas diskutimeve mes anëtarëve të KD, si përfundim në mënyrë unanime janë votuar Raporti vjetor i punës dhe i performancës së AD-së për vitin 2023, u formua komisioni për vlerësimin e punimeve hulumtuese për Gjyqtarët dhe Prokurorët e sapoemëruar, ndërsa strategjia për komunikim pas vlerësimit të anëtarëve të KD ka mbetur të plotësohet edhe më tutje me mundësinë e zhvillimit të një punëtorie të përbashkët për finalizimin e saj. Pjesë e takimit ishin 8 anëtarë të Këshillit Drejtues, nga 9 anëtarë sa janë gjithsej.

Shpërndaje :