blog-post

Postuar më: 16-05-2024

Ngrirja, konfiskimi dhe menaxhimi i aseteve virtuale ne rastet e pastrimit te parave

Më 16-17 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK III) janë duke realizuar tryezën “Ngrirja, konfiskimi dhe menaxhimi i aseteve virtuale ne rastet e pastrimit te parave”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Shqipdon FAZLIU, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. John VALKOVCI, ekspert i Këshillit të Evropës, po ashtu në një linjë direkte përmes platformës ZOOM ishte edhe z. Aidan LARKIN ekspert i Këshillit të Evropës.

Tryeza ka për fokus të rris ndërgjegjësimin dhe të forcojë kapacitetet e autoriteteve për të sekuestruar, konfiskuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive asetet virtuale. Tryeza do të shërbejë si një forum për të diskutuar sfidat dhe praktikat e mira në lidhje me sekuestrimin, konfiskimin dhe menaxhimin e Aseteve Virtuale (VA) si dhe do të ofrojë qasje të ndryshme që juridiksionet mund të adoptojnë për të sekuestruar dhe konfiskuar në mënyrë efektive AV-të në rastet e pastrimit të parave.

Tryeza është duke u zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve.

Përfitues të kësaj tryeze janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore, prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe nga Prokuroritë Themelore, bashkëpunëtor profesional nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, zyrtarë nga Policia e Kosovës, zyrtarë nga Njësia Inteligjencës Financiare si dhe zyrtarë na Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :