Antigjipsizmi
Më 03 Dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Terr des hommes në Kosovë projekti “Drejtësia Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë”, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Antigjipsizmi”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kuptimin e antigjipsizmit, njohjen e origjinës ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që përfshin një rrjet kompleks paragjykimesh historike. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarët, Prokurorë, zyrtar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe student nga Universiteti Publik i Kosovës.
Postuar më: 03-12-2024