Zhvillimi i procedurës gjyqësore dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm
Më 26 nëntor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë duke realizuar trajnimin me temë: “Zhvillimi i procedurës gjyqësore dhe procesit të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm”. Trajnues të angazhuar janë: z. Hajredin Kuci, profesor në Fakultetin Juridik dhe z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve të theksohet rëndësia e respektimit të parimeve të procesit të rregullt ligjor, duke garantuar gjykim të drejtë, të paanshëm, transparent dhe përfundim të çështjeve gjyqësore brenda një afati të arsyeshëm, në përputhje me Nenin 6 të KEDNJ-së. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Postuar më: 26-11-2026