Arbitrazhi në kontestet investitor-Shtet (ISDS)
Më 21 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Arbitrazhi në kontestet investitor-Shtet (ISDS)”.
Trajnuese e angazhuar në këtë trajnim është: znj. Kujtesa Nezaj Shehu, avokate.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth procedurës së arbitrazhit në fushën e investimeve.
Metodologjia e këtij trajnimi është simulim, ku pjesëmarrësit do të prezantohen me një rast, mbi të cilin do të përgatisin argumentet për paditësin apo shtetin e paditur.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar nga Gjykata Komerciale, Gjykata Themelore, avokatë shtetërorë si dhe zyrtar ligjor nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Postuar më: 21-02-2024