blog-post

Postuar më: 31-07-2025

Moduli: Procedura Kontestimore-pjesa e parë

Me 16-31 Korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 12 sesione nga moduli “ Procedura Kontestimore-pjesa e parë ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Lekut, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Parimet e procedurës kontestimore, shqyrtime të përgjithshme lidhur me temën, përbërja e rregullt e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarit, palët në procedurën kontestimore, parashtresat dhe dërgimi i shkresave, seancat afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme, përfundimi i procedurës me vendim të gjykatës, llojet e aktgjykimeve sipas LPK-së, mjetet e rregullta të goditjes, mjetet e jashtëzakonshme të goditjes dhe simulimi i seancës që i referohet mjetit provues.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

  • gallery

Shpërndaje :