Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së
Më datë 10 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Cilësia e kryerësve – kuptimi i personit zyrtar dhe Politika ndëshkimore për veprat penale të korrupsionit, Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale si dhe veprat penale nga Kapitulli XXVI, Kapitulli XXIII, Kapitulli XXX dhe Kapitulli XXIX të KPK-së”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Arian Gashi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Cilësitë e kryerësit si person zyrtar, veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, politikën ndëshkimore ndaj personave zyrtarë përfshirë edhe format e bashkëpunimit kriminal, veprat penale kundër narkotikeve, veprat penale kundër pasurisë si dhe veprat penale kundër rrezikimit të trafikut publik.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
Postuar më: 10-12-2024