blog-post

Postuar më: 01-02-2024

Dëshmitarët e mbrojtur, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues

Më 01 Shkurt 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Dëshmitarët e mbrojtur, marrëveshja mbi pranimin e fajësisë dhe dëshmitarët bashkëpunues”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe z. Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me praktikën gjyqësore, ku ende ka dilema se si duhet trajtuar rastet e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të mbrojtur.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokurorët.

  • gallery

Shpërndaje :