blog-post

Postuar më: 30-05-2024

Drejtësia përballë mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike

Më 30 Maj 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Agjencin per informim dhe privatësi dhe EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Drejtësia përballë mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z.Valon Kryeziu, z. Kushtrim Mustafa dhe znj.Arberi Hiseni.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhue me Kornizen kushtetuese dhe ligjore për mbrojtje të dhënave personale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë, prokuror, bashkëpunëtor profesional, zyrtar nga per informim nga Gjykatat, zyrtar per informim nga prokuroritë.

  • gallery

Shpërndaje :