E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore
Me datë 02 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor ne fushën civile me temë “ E drejta e trashëgimisë dhe e drejta pronësore”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Rrustem Thaçi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Faton Ademi, gjyqtar ne Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për mënyrat e fitimit të pronësisë, cilat janë kushtet për fitimin e pronësisë sipas bazës së parashkrimit fitues, pengim posedimi si dhe e drejta trashëgimisë.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat e Kosovës divizioni Civil.
Postuar më: 02-12-2024