blog-post

Postuar më: 17-04-2024

E Drejta Familjare dhe Dhuna ne familje

Më 17 prill 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ E Drejta Familjare dhe Dhuna ne familje”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Risitë e Ligjit të ri të Dhunës në Familje

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga të gjitha Gjykatat e Kosoves - divizioni Civil.

Shpërndaje :