E Drejta Familjare dhe Dhuna ne familje
Më 06 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor me temë “ E Drejta Familjare dhe Dhuna ne familje”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Risitë e Ligjit të ri të Dhunës në Familje.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga të gjitha Gjykatat e Kosoves - divizioni Civil.
Postuar më: 06-12-2024