Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit
Me datë 11 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Fazat e procedurës penale, Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore ne Gjakovë dhe z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Fazat e procedurës penale Aktakuza, shqyrtimi gjyqësor dhe arsyetimi i aktgjykimit sipas KODIT NR. 08/L-032 i Procedurës Penale.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës.
Postuar më: 11-12-2024